Humbja ndaj Orikut, Besa rrezikon gjithë sezonin, Gugash Magani i ashpër: Ende s’po më del inati, as në ëndërr nuk e mendoja

Besa e Kavajës u mund në fundjavë nga Oriku me shifrat 0-1 dhe ka ndërlikuar objektivat. Aktualisht, kavajasit renditen në vendin e 8 në kuotën e 31 pikëve dhe rrezikon mbijetesën.Këtë situatë e ka të qartë edhe vetë tekniku i verdhezinjve.

“Ende nuk më ka ikur inati me atë humbje. Nuk do të më kalojë lehtë. Oriku vinte pas humbjes me Turbinën në shtëpi dhe Besa e kishte mundur brenda në shtëpinë e tij në fazën e parë. Jo se e kisha nënvlerësuar, përkundrazi. Kurrë as në ëndërr nuk më kishte shkuar mendja se do të humbnim.

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës