Humbja me Shqipërinë acaron kreun e Federatës polake, pas ndeshjes shkon menjëherë në dhomat e zhveshjes (video)

by S.M

Shqipëria nuk gabon dhe mposht 2-0 Poloninë, duke marrë vendin e parë në Grupin E kualifikues të Euro 2024. Goli i Asanit dhe Dakut vendosën sfidën, për të fundosur më tepër formacionin e Fernando Santos. Përfaqësuesja polake e ndjen tashmë se mund të jetë jashtë Europianit. Portalet dhe mediat më të rëndësishme kanë filluar kritikat e para.

Që nuk është një moment i mirë për Poloninë kjo gjë është reflektuar edhe te presidenti Sezar Kulesha. Pas përfundimit të ndeshjes, kreu i Federatës së futbollit i nervozuar hyri menjëhërë në dhomaën e zhveshjes së Polonisë.  

Sipas informacioneve, kreu i Federatës ka qenë i ashpër me lojtarët dhe lojën që u zhvillua, mendohet se ardhmja e teknikut Fernando Santos është në fije të perit

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.