Humbën jetën TRAGJIKISHT pas përplasjes në Fushë-Prezë/ Ja kush janë 4 viktim*t e aksidentit fatal (FOTO)

by KLIKOJE.AL

jë aksident tragjik ka ndodhur disa minuta para mesnatës në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë, pranë Fushë-Prezës, ku katër të rinj kanë humbur jetën pas një përplasjeje me një betoniere.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se automjeti që drejtohej nga 25-vjeçari Enejdi Laçi është përplasur me një betoniere të drejtuar nga Aleksandër Krrashi, 24 vjeç. Pas përplasjes, automjeti ka shpërthyer në flakë, duke e bërë të pamundur shpëtimin e pasagjerëve dhe drejtuesit të mjetit.

Në automjetin e udhëtarëve, që përfshihej në aksident, ndodheshin katër persona: Enejdi Laçi, 25 vjeç, i cili udhëhoqi mjetin, si dhe tre pasagjerë, të cilët gjithashtu humbën jetën. Ata ishin Erildi Laçi, 20 vjeç, Enrikejd Kurti, 24 vjeç, dhe Andi Laçi, 22 vjeç.

Pas aksidentit, automjeti i viktimave është përfshirë nga flakët, duke i djegur për së gjalli të rinjtë. Ndërkohë, drejtuesi i betonieres, Aleksandër Krrashi, i cili ka qenë në lëvizje me automjetin e tij, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Pas hetimeve dhe ndërhyrjes së forcave të rendit, ai është shoqëruar në komisariat për hetime të mëtejshme.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.