AF Elbasani dhe Bylis e kanë mbyllur në barazim 2-2, ndeshjen e prapambetur mes tyre të vlefshme për javën e 11. Spektakli në stadiumin e mbushur të “Elbasan Arena”, nuk pa fitues.
Kështu Bylis e mbyll si kampione dimri në Kategorinë e Parë, ndërsa Elbasani në vendin e dytë me 3 pikë më pak. Në fund të takimit foli për mikrofonin e MCN, trajneri i Elbasanit Nevil Dede.
“I mërzitur si interpretuam dhe zhvilluam ndeshjen. Më vjen keq që për pak minuta pësuam 2 gola.Kemi treguar luhatje gjatë këtyre ndeshjeve që kemi zhvilluar. Sot në 1 ndeshje pësuam 2 gola. Humbëm pak logjikën pas 2-2. Nuk tentuan të ndërtonin dhe kur e humbin logjikën lojtarët më me eksperiencë, duhet të përshtatesh dhe ta pranosh. Realisht besoj që duhet të merrnim diçka më shumë dhe për të kënaqur tifozët. Por ti kur pëson duhet të pranosh dhe verdiktet.
Gabimi i portierit.- Më takon më mirë ta mbaj përgjegjësinë Bruno sepse është djal i ri. Është fokusuar i gjithë klubi. Gjëra që ndodhin.
Mund të shkonte më keq- Patjetër që mund ta humbësh. 60% duhet ta fitonim.