Ne e dimë se nuk ka asnjë mënyrë për të ditur saktësisht se çfarë na pret në të ardhmen, mirëpo kjo nuk do të thotë se nuk do t’i kushtojmë rëndësi se çfarë parashikon astrologia jonë e preferuar, Susan Miller.
Dashi
“Ju keni një vit të lavdishëm smeraldi. Ky vit vjen kur Jupiteri është te Dashi – kjo ndodh çdo 12 vjet – kështu që bëni listën tuaj dhe kontrolloni atë dy herë. Mund të keni dashuri, udhëtime dhe mundësi karriere. Nëse doni të takoni personin e ëndrrave, të bëni një fëmijë ose të shkruani një libër – çfarëdo qoftë ëndrra juaj – ky është viti i duhur.”
Demi
“Kur keni Jupiterin në shenjën tuaj, gjithçka është e lavdishme: dashuria, karriera, udhëtimet, familja, shtëpia. Kaloni kohë duke menduar për atë që është prioritet i madh dhe përqendrohuni në atë zonë. Zgjeroni rrethin e miqve sepse ata do të jenë mjaft të suksesshëm dhe frymëzues për ju. Jupiteri në shenjën tuaj është më i miri për të gjetur dashurinë e vërtetë. Do të keni privilegjin të jeni i preferuari qiellor nga 16 maj 2023 deri më 25 maj 2024.”
Binjakët
“Kini si prioritet të bëni miq të rinj. Nëse jeni në rrjetet sociale dhe e di që jeni sepse Binjakët sundojnë rrjetet sociale, do të keni shumë më shumë ndjekës. Ndajeni mendimin tuaj, njerëzit duan të dëgjojnë atë që keni për të thënë.”
Gaforrja
“Ju po kaloni në një nga periudhat më të mira për nderime, çmime, arritje dhe famë. Keni kohë deri më 16 maj për të marrë një promovim të madh, por besoj se do të vijë në ditën më me fat të viti: 11 prill. Bëj diçka të rëndësishme në atë ditë – nuk mund të gabosh.”
Luani
“Në maj, do të keni pesë nga 10 trupat qiellorë në shtëpinë tuaj të arritjeve. Emri juaj do të përmendet. Ju pret një vit me shumë arritje.”
Virgjëresha
“Keni bërë shumë arritje në karrierë deri tani. Keni kohë deri më 25 mars për të lënë shenjën tuaj. Por fokusi i madh në fillim të vitit është para, para, para. Mund të vijnë paratë nga shumë mënyra, por janë shumë.”
Peshorja
“Në fillim të vitit, nëse jeni të martuar ose të lidhur, gjithçka do të shkojë mirë në aspektin e dashurisë. Nëse jeni në biznes me një partner, ata do të punojnë shumë për ju. Ju do të filloni të bëni para nga 23 maj 2023 deri më 24 maj 2024. Ju jeni duke hyrë në një cikël të madh parash.”
Akrepi
“Ke pasur një vit të mrekullueshëm për dashurinë. Tani, Jupiteri po shkon në shtëpinë e punës. Do t’ju pëlqejnë detyrat që merrni. Nëse jeni i vetëpunësuar, mund të punësoni njerëzit do t’ju ndihmojnë dhe ata do të parashikojnë atë që ju nevojitet. Në pjesën e dytë të vitit, nga maji 2023 deri në maj 2024, ju jeni shenja më e mundshme për t’u martuar.”
Shigjetari
“Ju keni aspektin më të mirë të dashurisë. Nëse nuk e ke takuar dashurinë tënde të vetme të vërtetë, dua të socializoheni sa më shumë. Gjithashtu, shenjës suaj i pëlqen të stërvitet, kështu që këtë vit mund të arrini një nivel tjetër në fitnesin tuaj. Dhe nëse thoni, ‘Nuk mund të marr kohë nga puna’, fitnesi është pjesë e punës suaj. Të bën më kreativ.”
Bricjapi
“Do të mësoni të komunikoni më mirë. Por pjesa më e mirë e jetës suaj është shtëpia. Nëse dëshironi atë apartament apo shtëpinë e ëndrrave, filloni të kërkoni. Ju jeni më me fat se kushdo në zodiak për punën e shtëpisë. Në maj vjen dashuria, Pra, mbushni folenë tuaj dhe përgatituni për dashurinë që do të vijë.”
Ujori
“Ju keni kaluar shumë sepse keni pasur Saturnin në Ujor për tre vjet, por ai po largohet më 7 mars. Jupiteri është në shtëpinë tuaj të komunikimit. Ndoshta ju filloni serinë e podcast-eve, ndoshta jeni ftuar të shkruani për një revistë ose ndoshta ju është kërkuar të flisni me njerëz. Nëse ky është qëllimi juaj, përqendrohuni në të. Mos u kënaqni me pak.”
Peshqit
“Sapo keni kaluar vitin tuaj smerald dhe në janar do të filloni të fitoni para nga gjithë ajo punë e vështirë. Peshqit nuk kujdesen për paratë si prioritet në jetë, por universi po bën një korrigjim dhe po ju shpërblen. Në pjesën e dytë të vitit filloni të shkruani ose të flisni.”