Hidhet nga kati i katërt i Sanatoriumit pacienti i infektuar me koronavirus

by KLIKOJE.AL

Një pacient me Covid është hedhur nga kati i katërt i spitalit “Shefqet Ndroqi”.

Bëhet fjalë për një 65 vjeçar, i cili kishte dy ditë i shtruar në spital në gjendje të rënduar shëndetësore, por jo i intubuar.

News 24 bën me dije se pacienti nga Kuja ka ndërruar jetë pas hedhjes.

Pak kohë më parë, edhe një 29 vjeçar nga Durrësi, Xhino Koca kreu aktin e rëndë të vetëvrasjes po nga ky spital.

Ende nuk dihen arsyet që e çuan 65 vjeçarin të ndërmerrte aktin e rëndë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.