“Hasëm shumë vështirësi”/ Fitore që nuk kënaq Edlir Tetovën, trajneri i Egnatias ka diçka me Dwamenan: Nuk ka kondicion fizik

by KLIKOJE.AL

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, mendon se ndeshja e sotme e skuadrës së tij ishte interpretuar mirë, për të marrë tre pikët që ishte gjëja më e rëndësishme.

“Nuk kisha dhënë detyrë për të qarkulluar topi, por duke parë Erzenin e kthyer të gjithin në mbrojtje na kishte bllokuar manovrat, se ishte me 5 mbrapa. Ndaj gjithmonë bëhet e vështirë që të shkohet drejt portës kundërshtare. Ndryshova diçka në pjesën e dytë me vendosjen e Dwamenës në qendër, provova të gjeja thellësinë me Zejnullain dhe fatmirësisht ia arritëm. Loja i ka këto vështirësi, edhe momente neglizhence nga lojtarët se nuk janë të gjithë në një format agresiviteti. Por lojtarëve u kërkova sot, sidomos në pushim, u thashë që të keni shumë durim për të lëvizur topin sa më shumë se do të vijë momenti.

Duamena nuk është në kondicionin e duhur. Ai ka vetëm pak ditë se vazhdon të luajë me dhimbje por ka dëshirën e madhe të luajë. Një lojtari të tillë apo kapitenit të skuadrës do t’i bëjmë vend.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.