“Hapuni mor çuna”, deputetë të PD-së debate të forta me Gardën/ Publikohet VIDEO

Sikurse edhe të hënën, tensione ka patur para dyerve të parlamentit, ende pa nisur seanca plenare.  Në hyrje të Kuvendit, Garda ka penguar disa deputetë të PD-së që janë të përjashtuar për disa ditë nga seancat plenare.

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqen deputetë demokratë duke debatuar me punonjës të gardës.

“O çuna hapeni mo rrugën”, dëgjohet teksa thotë deputeti Tomor Alizoti, ndërsa deputetë të tjerë demokratë iu drejtohen punonjësve të Gardës duke iu thënë se nuk është e ligjshme kjo që po bëjnë dhe se po i përdorin.

Related posts

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha publikon pamjet dhe shifrat: U dhanë 6 mijë leje legalizimi për blerjen e votave

“Do të sjell policinë”/ PLAS KEQ gjatë rinumërimit, deputeti i PD: Më vodhët votën! S’më rr**et për policinë…

Ish-Presidenti kërkoi lirinë nga burgu! Shtyhet seanca për Ilir Metën, ja DATA