A e shpjegon shkenca mbijetesën nën rrënoja? Historitë që qarkullojnë në Turqi dhe po bëjnë namin në gjithë botën! Gazetari i njohur zbardh detajet (VIDEO)

Gazetari Abdylvehab Ejupi i cilësoi mrekulli nga Zoti të mbijetuarit e tërmeteve në kufirin turko-sirian që u shpëtuan nga rrënojat edhe pas shumë orëve të zënë poshtë. Ai tha në një intervistë për Euronews Albania se ka pasur qindra raste duke u fokusuar kryesisht te fëmijët.

“Nga aspekti shkencor trajtohet për shkak se fëmijët janë më të vegjël dhe zënë hapësirë më të vogël dhe kjo është arsyeja se përse edhe pas shembjeve të banesave, për shkak se ata zënë hapësira më të vogla mbijetojnë,” – u shpreh Ejupi.

Ndërkaq, thotë gazetari, ka një tjetër aspekt që nuk mund të shpjegohet shkencërisht se si fëmijët mund të jetojnë qindra orë pa ngrënë e pa pirë.

Related posts

Angelina Jolie: Letra emocionuese që i dërgoi një grua nga Gaza

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën