Fatkeqësisht stresi është pjesë e përditshmërisë dhe nuk i shmangemi dot në një mënyrë a një tjetër. Disa persona, gjatë situatave stresante kufizojnë ushqimin, nuk ndihen të uritur dhe mund të qëndrojnë gjatë pa ngrënë, ndërsa të tjerë, gjatë kësaj periudhe fitojnë kilogramë të tepërt.
Pra, gjejnë ngushëllim duke ngrënë, por si ta parandaloni këtë dhe të mos bini pre e shprehjes “të hash nga stresi”?
Uluni dhe bëni 10 pompa
Lëvizja e muskujve e lehtëson menjëherë stresin; e bën bën trupin të mendojë se po i “arratiseni” burimit të stresit. Përmes ushtrimit, gjaku qarkullon më shpejt, duke e transportuar kortizolin në veshka dhe duke e nxjerrë nga sistemi.
Edhe nëse nuk i bëni dot pompat, edhe një ecje e thjeshtë e ndihmon kortizolin të lëvizë. Një studim tregon se 18 minuta ecje, 3 herë në javë, ul nivelet e hormonit të stresit me 15%.
Hani ngadalë
Hani me ngadalë dhe duke shijuar çdo kafshatë dhe nivelet e kortisolit do të bien. Njëkohësisht do të ulet edhe sasia e ushqimit që hani, duke ndikuar në mosdepozitimin e dhjamit në bel.
Thuajini JO dietave strikte
Studimet tregojnë se dietat strikte i rrisin nivelet e kortisolit me 18%. Kur niveli i kortisolit rritet, sheqeri në gjak fillimisht rritet shumë dhe më pas bie. Kjo ju bën të ndiheni nevrik dhe i pangopur. Kur truri juaj privohet nga sheqeri, nuk e keni më veten nën kontroll dhe vullneti juaj thyhet lehtësisht.
Jepjuni dëshirave të vogla
Nëse ju hahet diçka e ëmbël ose e kripur, hajeni! Është më mirë të plotësoni dëshirat e vogla, para se kortisoli të dalë jashtë kontrollit. Hani një copë çokollatë, por vetëm një. Nëse jeni të kujdesshëm dhe e përmbani veten, nuk ka asgjë të keqe t’i dorëzoheni dëshirave.
Reduktoni kafeinën
Kombinimi i stresit me kafeinën rrit nivelet e kortisolit më shumë se stresi vetëm. Më tepër stres, do të thotë nivele më të larta të kortizolit. kjo bën që të hani edhe më tepër prej stresit.
Flini mirë
Duke fjetur 7 deri në 9 orë çdo natë do ta shihni që do të ndiheni më pak të stresuar. Studimet kanë treguar se mungesa e gjumit rrit nivelet e grelinës, një hormon që rrit urinë.