Gjumë jo i qetë, i parehatshëm dhe jo çlodhës. Të gjithë hasim probleme me gjumin ndërkohë që një nga faktorët kryesorë të gjumit jo të qetë lidhet drejtpërdrejtë me mënyrën e të ushqyerit.
Dietologë dhe studime të shumta kanë treguar se disa ushqime të cilat konsumohen para se të flemë ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së gjumit.
E për rrjedhojë ndihmojnë organizmin dhe trupin që të çlodhet dhe të relaksohet gjatë orëve kur është në gjumë.
Efektet e bajameve në përmirësimin e gjumit
Një nga produktet më të rekomanduara janë bajamet. Midis të gjitha ushqimeve të tjera, bajamet përmbajnë të gjithë përbërësit që ndikojnë direkt në përmirësimin e gjumit.
Konsumimi i bajameve ndihmon trupin të gjejë menjëherë qetësinë e nevojshme për të rënë në gjumë.
Bajamet janë të pasura me proteina dhe izolojnë urinë e tepërt në darkë. Por më shumë se sa frenojnë urinë ato përmbajnë pesë elementë të rëndësishëm ushqyes të cilët përmirësojnë gjumin.
Të pestë këto elemente bashkëveprojnë duke i shndërruar bajamet në një ushqim të fuqishëm që shmangin urinë e tepërt, qetësojnë muskujt dhe nervat dhe ju ndihmojnë për një gjumë më të mirë.
Ndaj dhe nuk ka asnjë çudi se përse bajamet konsiderohen një superushqim.
Pesë elementët që nxisin gjumin e mirë
Triptofani
Triptofani është një amino acid i cili prodhon dy neurotransmetues kyç, melatoninën dhe serotoninën.
Melatonina ndihmon në mirëmbajtjen e regjimit të trupit, që ju të flini në darkë dhe të zgjoheni në mëngjes.
Serotonina ndihmon në rregullimin e humorit duke larguar stresin e duke ndihmuar në një gjumë të mirë.
Bajamet janë ndër produktet më të pasura me triptofan.
Magnezi
Studimet kanë treguar se mungesa e qoftë një sasie të vogël magnezi ndikon në një gjumë të parehatshëm.
Magnezi ndihmon në funksionimin e mirë të muskujve duke nxitur çlodhjen gjatë gjumit.
Kalçiumi
Rritja e nivelit të kalçiumit rrit hormonin e melatoninës çka nxit përgjumjen. Studimet tregojnë gjatë gjumit të thellë niveli i kalçiumit në trup është shumë i lartë.
Niacina
Stresi çon në ankth dhe depression dhe të dyja këto fenomene ndikojnë negativisht në gjendjen e humorit duke sjellë pagjumësinë.
Niacina luan një rol kyç në rregullimin e stresit duke ndihmuar në çlirimin e ankthit dhe depresionit duke nxitur një gjumë më të mirë.
Proteina
Sa më gjatë të qendroni pa ushqim aq shumë do të ulet niveli i sheqerit në gjak.
Ky fenomen është ndër shkaktarët kryesorë të zgjimit në mes të natës. Duke konsumuar një produkt që në përmbajtjen e tij ka proteina zgjimi papritmas natën do të shmanget.