Në protestën që u mabjt para Ministrisë së Arsimit për të dënuan dhunën ndaj 3-vjeçares, së cilës edhe iu thyea këmba nga edukatorja tashmë e arrestuar, ka qenë edhe halla e saj. Ajo është shprehur se prindërit dhe vajza janë në traumë nga e gjithë kjo ngjarje.
“Jam këtu për të bërë vetëm një thirrje të fundit për prokuroren Zonja Silvana Lule. Mora vesh që është arrestuar edukatorja.
Unë dhe familja ime nuk do të ndalemi me kaq, deri sa të çojmë prapa hekurave zonjën Entela Danushin dhe të gjithë personat që janë të përfshirë në mbulimin e këtij krimi. Vajza ndodhet në spital.
Mendoj se ka përmirësim, nga dita e parë e deri sot. Presim që këmba e vajzës të shkojë në vendin e duhur dhe të mos ketë probleme në të ardhmen. Vajza dhe prindërit janë në traumë psikologjike”,-tha ajo.