Hakmarrja që po “shuan” fisin Lleshi! Nga ekzekutimi në vitin 2013, tek vrasja e djeshme në burgun e Peqinit

by KLIKOJE.AL

Arben Lleshi ndërroi jetë mesditën e djeshme në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, pasi u vra me armë zjarri nga Sokol Mjacaj. Teksa ende mbetet mister si pistoleta e përdorur hyri në një burg të sigurisë së lartë, ekziston dyshimi se Mjacaj është paguar për të vrarë Lleshin.

Pistën e vrasjes me pagesë e përforcon edhe historia tragjike e fisit Lleshi, e mbushur me vrasje.

Arben Lleshi ishte i dënuar me burg përjetë për vrasjen e Agim Hoxhës dhe djegien e trupit të tij brenda një makine, ngjarje e ndodhur në vitin 2012 në Britaninë e Madhe.

Pikërisht kjo ngjarje nisi sagën e vrasjeve dhe eliminimeve në fisin Lleshi, pasi në vitin 2013 u ekzekutua me armë zjarri Xhavit Lleshi, xhaxhai i Arben Lleshit.

Më pas në vitin 2016, u vra Hajredin Lleshi në fshatin e lindjes në Burrel, i cili është vëllai i Xhavitit dhe xhaxhai tjetër i viktimës së djeshme Arben Lleshi. Ndërkohë në vitin 2017 u zhduk pa gjurmë Artan Lleshi, djali i Hajredinit, i cili nuk është gjendur sot e kësaj dite.

Të njëjtin fat pati edhe Klevis Lleshi, i cili u zhduk në vitin 2020 dhe eshtrat e tij u gjetën në pronën e dajave të viktimës së vrarë nga Arben Lleshi në Angli, Agim Hoxha.

Me vrasjen e sotme të Arben Lleshit nga Sokol Mjacaj, bilanci i vrasjeve në familjen Lleshi arrin në 4 të vrarë dhe një tjetër person që është zhdukur pa gjurmë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.