“Asllanin e kam si vëlla të vogël”, Hakan Calhanoglu këshillon mesfushorin shqiptar: I kam thënë se ku duhet të përmirësohet

Hakan Calhanoglu

Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë në mediat italiane ku ka folur për shumë tema sa i përket Interit. Gjithashtu mesfushori është pyetur nga ana e gazetarëve edhe sa i përket lojtarit shqiptar që ndodhet si zëvendësuesi i tij, Kristjan Asllani. Raporti mes të dy futbollistëve është mjaft i mirë, ndërsa Calhanoglu tregoi edhe njëherë tjetër respektin që ka për Asllanin, por njëkohësisht edhe këshillat për t’u përmirësuar.

“Kristjan Asllani duhet të ketë sukses. Për mua është si një vëlla i vogël, po e ndihmoj dhe dua të them që më dëgjon shumë. Sigurisht që ka disa cilësi shumë të mira, por duhet të përmirësohet dhe ai është i pari që e di. Gjithashtu nëse luan për Inter, gjithmonë duhet të dëshmosh diçka dhe ne jemi këtu për ta ndihmuar atë”, tha Hakan Calhanoglu.

LEXO ME SHUME:Inter fut emrin e Kristjan Asllanit në shkëmbim, Inzaghi kërkon mesfushorin e Lazios

Kristjan Asllani duket se ka ardhur drejt fundit të bashkëpunimit me Interin. Mesfushori shqiptar po vazhdon që të marrë pak minuta, ndërsa kjo nuk i shërben aspak karrierës së tij në këtë moment. Është në interesin e Interit dhe të vetë lojtarit që në merkaton e janarit të kemi një lëvizje të shqiptarit, në shitje ose huazim.

Related posts

Akte dhunυ gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani, Komisioni i Disiplinës përjashton dy tifozë nga stadiumet (EMRAT)

Finale mbijetese përballë Teutës, “Tirona Fanatics” me lajmërim të rëndësishëm dy ditë përpara ndeshjes (POSTIMI)

Partneri i saj shënoi golin vendimtar të Interit, modelja shqiptare feston në tribunën e “San Siros” (video)