231
Sulmuesi i Manchester City, Erling Haaland bëhet lojtari i parë në histori që ka shënuar 25 gola në 20 paraqitjet e para të Champions League.
Sulmuesi 22-vjeçar ka realizuar dy gola të martën mbrëma, në fitoren 0-4 të City-t ndaj Sevilla në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Champions.
Për sulmuesin norvegjez është ndeshja e parë në Ligën e Kampionëve me City-n.
Haaland është shndërruar në një makineri golash dhe në këtë sezon ka dëshmuar se është “killer” përpara portës.