“Jam i kënaqur me të gjithë”/ Gvozdenoviç pas suksesit ndaj Dinamos: Ishim skuadra më e mirë

Gvozdenoviç

Elbasani mposhti Dinamon me golin e Bunjakut duke marrë edhe kreun e Superiores. Pas përfundimit të sfidës, foli edhe trajneri Ivan Gvozdenoviç.

“Sot jam shumë i kënaqur nga fitorja dhe pikët, kjo është shumë e rëndësishme për ne, sepse tre javë ishin ndeshje të vështira, Flamurtari, Egnatia dhe Dinamo. Sot Dinamo tregoi që ishte skuadër e mirë, por për mendimin tim sot ne ishim skuadër më e mirë, çunat meritojnë të giitha, sot jam shumë i kënaqur dhe i lumtur jo vetëm nga fitorja, por edhe nga lojtarët e pankinës.

Ata treguan që kanë cilësi dhe mentalitet fitues dhe kjo ishte shumë e rëndësishme pasi ishim pa 4 lojtarë në formacion. Nga krahu i majtë ishte Bunjaku dhe nga i djathti Diallo, dy lojtarë shumë të shpejtë, me Qosen, Ibrahimin dhe Karimin me pasin e fundit mund të kapnim Dinamon me kundërsulm, kjo ishte ideja nga fillimi. Sot ishim përballë një Dinamoje, një skuadër e mirë, ata do të bënin diçka, do të krijonin raste, ne e kontrolluam ndeshjen, patëm rastin të shënonim golin e dytë pasi prodhuam në pjesën e dytë, edhe në të parën ishim agresivë, por në të dytën u hapëm mirë, ku shënoi edhe Bunjaku, ishim më komodë.

Nëse do vinte goli i dytë do të isha më i qetë, por kampionati shqiptar është shumë i fortë dhe çdo pikë ka vlerë, Dinamo ishte mirë 5 ose 10 minuta, ndoshta rrezikoi pak por ky është futbolli. Donald, Lajthia, Delaj, Manellari edhe sot Bunjaku ishte në ndeshjen e parë, është shumë i talentuar dhe sot vendosi ndeshjen. Nuk mund të them vetëm një emër sepse jam i kënaqur më të gjithë”, deklaroi Gvozdenoviç për RTSH Sport.

Related posts

Nisin ndryshimet te Tirana, tre lojtarë thujse të larguar pas përfundimit të sezonit (EMRAT)

Dinamo “mbretëron” sërish, mposht Egnatian dhe fiton Kupën e Shqipërisë (video)

Partizani në krizë identiteti, pa Europë, nis revolucioni në merkato! Trajneri i huaj në horizont