Gvozdenoviç beson se mund ta kthejë Skënderbeun e madh, por këtë e vendos Takaj. Ndaj Lushnjes luhet “rinovimi” i serbit

Skënderbeu ka dhe një mision të fundit. Për të përmbyllur me sukses këtë sezon në Kategorinë e Parë, duhet fitohet titulli kampion. Ekipi korçar është në vend të parë, vetëm 1 pikë larg nga Dinamo e vendit të dytë. Skënderbeu ka filluar punën për ndeshjen e 18 majit. Luajnë ndaj Lushnjës, një ekip që ka ende një fije shpresë për të shmangur “play out”-in, por duket se qëllimi që korçarët kanë është më i madh se kaq.

Pas kësaj sfide vendoset edhe rinovimi i Ivan Gvozdenoviçit. Jo se Ardjan Takaj është në dyshime për të mbajtur serbin në stol, përkundrazi. Ndonëse jo zyrtarisht, presidenti e ka vendosur që t’i besojë ekipin e elitës 44-vjeçarit. Kjo është një sfidë që i ka vendosur vetes vetë Gvozdenoviç, si për të vënë në sedër grupin. Ai ka kërkuar që ta fitojnë edhe këtë ndeshje të fundit dhe mbyllin si kampion, pasi vetëm kështu do të firmoste i qetë rinovimin.

Related posts

“Rivalë kemi vetëm Egnatian dhe Vllazninë”, Bytyçi në prag të sfidës ndaj Laçit: E presim me entuziasëm, do ia dalim

Ish-portieri rumun nuk njeh limite, komenton Kosovën: Në kohën tonë do i rrihnim, erdhën me planin gati

E FUNDIT/ Vllaznia nis punën e rinovimeve, mbrojtësi firmos deri në vitin 2026 (FOTO)