200
Besa mbetet pa trajner. Gugash Magani është larguar përfundimisht nga stoli, pasi mbylli një sezon të plotë me kavajasit. Pasi i skadoi kontrata me verdhezinjtë, nuk ka ardhur as rinovimi. 58-vjeçari është shumë pranë firmës me Lushnjen dhe tashmë presidentit të Besës Nexhat Bizhdilit nuk i mbetet tjetër veçse të zgjedhë pasardhësin.
Besa nuk do të bëjë ndryshime të mëdha në organikë. Presidenti i klubit kavajas rrëfen se do të ruajë 90% të grupit që mbylli sezonin 2022-2023.