“VLLAZNI”/ Gruda flet shqip, poston foto me Weiper në prag të sfidës kundër Kombëtares

by KLIKOJE.AL

Brajan Gruda dhe Nelson Weiper po kalojnë momente të mrekullueshme në karrierën e tyre. Gruda aktualisht bën pjesë në Premier League me Brighton, ndërsa Weiper me Mainz 05 në Bundesligë. Dy sulmuesit shqiptarë kanë lënë ekipet e tyre pasi kanë marrë ftesën nga Gjermania U-21. Këta të fundit do të përballen pas dy ditesh me Shqipërinë U-21 në orën 18:00 në një përballje miqësore.

Në prag të kësaj sfide me kombin e tyre, Gruda ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale përkrah Weiper në stërvitje, ku në sfond është kënga e reperit Noizy e titulluar “Vllazni”.

Brajan Gruda shkëlqeu në ndeshjen e fundit duke realizuar gol ndaj Manchester Cityt në fitoren e Brighton 2-1. Ndërsa Weiper ka gjetur minutat e tij të para në Bundesligë me skuadrën e Mainz 05.

LEXO ME SHUME:Metalist boshatis Superioren, pas Zabërgjas fiksohet me një tjetër lojtar të kampionatit shqiptar

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.