Por, kjo nuk është e gjitha. Gjiganti teknologjik thekson se ju mund edhe të specifikoni markat që pëlqeni. Pasi të zgjidhni markat, rezultatet e kërkimit do t’i japin përparësi vetëm produkteve nga ato marka. Vitin e kaluar, Google hoqi më shumë se 5,5 miliardë reklama që shkelnin udhëzimet në internet të kompanisë ose ishin të destinuara për qëllime mashtruese.
Një raport i Google mbi sigurinë e reklamave:
Përmbajtja e bllokuar përfshinte reklama për produkte të rrezikshme ose përmbajtje seksuale, por gjithashtu reklama që premtonin një kurë mrekullie ose pasuri të shpejtë në një mënyrë të dyshimtë. Nënkryetari i ”Google”, Duncan Lennox tha se qëllimi i kompanisë është të njohë reklamat mashtruese dhe të bllokojë llogaritë përgjegjëse përpara se të arrijnë platformat e Google ose t’i heqë ato menjëherë sapo të zbulohen. Trendi më i madh në vitin 2023 ishte ndikimi i inteligjencës artificiale gjeneruese.
A keni dashur ndonjëherë të dini se çfarë di për ju Google? Google ka një platformë ideale për mbledhjen e të dhënave për ata që e përdorin atë. Këto përfshijnë kërkimin, vendndodhjen, pajisjen, të dhënat e përdorimit, të dhënat e mesazheve, emailin, kërkimin zanor, historikun e YouTube dhe së fundmi të dhënat e ndërveprimit me reklamat.
Për të zbuluar se çfarë të dhënash ka për ju Google ndiqni këto hapa: Hyni në Gmail ose Google, më pas shkoni lart djathtas, më pas zgjidhni “Aplikacionet” -> “Llogaria” . Nga atje, gjeni “Privacy & Personalization”, pastaj “Menaxho të dhënat dhe privatësinë tuaj”. Atje gjeni “Cilësimet e reklamave” dhe më pas “Personalizimi i reklamave”. Këtu do të shihni gjithçka që Google di për kërkimet tuaja, të dhënat e Gmail dhe historikun e YouTube.