GOLI I VITIT! Merr topin nga mesfusha dhe nuk ndalet deri në fund, futbollisti i Dinamos krijon një kryevepër ndaj Laçit

by KLIKOJE.AL

Ndeshja e sotme mes Dinamos dhe Laçit hap javën e 8 dhe i jep mundësinë bluve që të shohin veten në majën e klasifikimit të Superiores.

Një fitore do të poziciononte përkohësisht Dinamon në vendin e parë në renditjen e kampionatit, ndaj kjo e bën sfidën e sotme shumë të rëndësishme sidomos për moralin në një ekip i cili është ndërtuar për objektiva të tillë.

Por nuk do të jetë e thjeshtë përballë Laçit që kërkon me çdo kusht fitoren e parë për t’iu larguar fundit. Ndryshimi i trajnerit mund të jetë një shtysë për kurbinasit, pasi në stol nuk është më Cungu, por italiani Pasiatore i cili është ende “në provë”.

54’ GOOOL DINAMO! Aksion individual i shkëlqyer i Zabërgjës i cili niset drejt portës duke djegur mbrojtësit dhe lëshon gjuajtje të pakapshme për Dajsinanin duke dyfishuar shifrat.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.