Goli i dytë i Teutës, Ahmataj i citon rregulloren gazetarëve: T’ia ulësh shokut topin me dorë, a quhet i rregullt?

Tirana zhgënjen sërish duke faktuar edhe një herë se oshilacionet janë problemi kryesor këtë sezon. Bardheblutë u ndalën në barazim nga Teuta e vendit të fundit që shënoi 2 gola për 3 minuta duke i marrë 1 pikë në fund të ndeshjes. Trajneri Julian Ahmataj dha prononcimin e tij për MCN TV dhe u shpreh kështu:

“Pretendime për golin e dytë të Teutës? Nuk jam marrë me arbitrat dhe nuk kam diskutim për rastin, ta gjykojë ai që e ka parë. Mendoj që çdo prekje me dorë në sulm është faull, këtë e di nga rregullorja, e lëmë pas. T’ia ulësh shokut topin me dorë, a quhet i rregulltë?

Një ndeshje që duhet ta fitonim, patëm shanse për ta trefishuar rezultatin. Duhet të ishim më vigjilent, nuk duhet të zhyteshim aq poshtë. Kishim mundësi për gola të tjerë, duhet ta menaxhonim më mirë. Presioni ndonjëherë ndërhyn në skuadër dhe është e keqe për të menaxhuar minutat.

Related posts

Nga Pogradeci te Dinamo, Ilir Dajës i bashkohet një tjetër lojtar në fazën përgatitore

✉️Detajet për raundin e parë të Europës, shuma që do të përfitojnë 4 klubet e Superiores 💵

U përfol për një kalim te Venezia, Elbasani bën goditjen e madhe me futbollistin çek (EMRI)