230
Reperi nga Presheva, Gold AG, ka disa ditë që ka nisur punën për projekte të reja muzikore.
Ai përmes një postimi të ndarë në Instagram ka njoftuar ndjekësit se sonte (e enjte) publikon një nga këngët e reja.
Artisti shqiptar po ashtu bën të ditur se kënga i dedikohet dëshmorit të kombit, Fadil Malokut.
Postimi i plotë i Gold AG:
“TRIMI I DUKAGJINIT
Sonte në ora 19:00
Tekst e muzikë: Arian Agushi
Orkestrim: Wirusi Nexhat Wirus Mujovi
Video: MProduction Mirton Xhekaj
(Këngë për dëshmorin Fadil Maloku)”.
Projekti i fundit i lansuar nga Gold AG mban titullin “Bylbyli i Tropojës”, të cilin e solli në bashkëpunim me artisten e mirënjohur Dava Gjergji.
Burimi: Telegrafi