Gol si në kohët e tij të arta, Skuka dhuron spektakël në miqësore me Mariborin (video)

by S.M

Ish-sulmuesi i Partizanit, Xhuliano Skuka, ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me fanellën e sllovenëve të Mariborit.

Dibrani arriti të realizonte një gol mjaft të bukur në minutën e 29-të, me një lëvizje mjeshtërore brenda zonës, shmangu mbrojtësit kundërshtarë dhe me një qetësi për t’u admiruar përshëndeti rrjetën.

Ky ishte goli i dytë në testet miqësore për Skukën me fanellën e Mariborit. Vlen të theksohet fakti se sulmuesi iu bashku sllovenëve në këtë merkato vere në formë huazimi nga francezët e Metz. 24-vjeçari po përshtatet mjaft mirë me skuadrën e tij të re.  

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.