123
Ernest Muçi është shfaqur protagonist në ndeshjen miqësore që ekipi i tij, Legia e Varshavës luajti përballë Dinamos së Kievit. Sfida përfundoi me fitoren 3-1 të polakëve, teksa Muçi ishte një nga lojtarët kyç në këtë sfidë.
Ishte pikërisht ylli i Kombëtares shqiptare ai që shënoi golin e parë të sfidës. Pas një krosimi që mori në zonë, Muçi dërgoi topin në rrjetë me anë të një goditje me kokë. Ishte minuta e 31’ kur Muçi ia doli të kalonte të tijët në avantazh përballë gjigantit ukrainas.
Kujtojmë që për 22-vjeçarin ky është goli i 10-të këtë sezon me fanellën e Legias së Varshavës.