Goditi trupat e pajetë të shqiptarëve gjatë luftës, ushtari i ‘Tigrave të Arkanit’ sot punon si DJ

Revista e famshme Rollin Stone, ka hetuar prapaskenat e një nga fotove më të tmerrshme të luftës së Bosnjes, ku zbërthen se si një çetnik serb, i quajtur Srdjan Golubovic i njohur si DJ Max, godet me shkelm kufomat, një boshnjake, dhe dy shqiptarë burrë e grua.

30 vjet pasi një skuadër vdekjeje masakroi civilë në Bosnje, asnjë nga Tigrat famëkeq të Arkanit nuk ka dalë në gjyq për rolin e tyre të dyshuar në ato krime. Dhe për dekadat e fundit, njëri prej arritur të fitojë famë dhe para në festivale dhe klube evropiane. Bëhet fjalë pikërisht për DJ Max apo Srdjan Golubovic.

Srdjan Golubovi shëtit i lirë në Beograd. Ai vazhdon të performojë. Çfarëdo që ai bëri si një nga Tigrat e Arkanit, është lënë pas, madje disa nga miqtë e tij pyesin veten se si jeton me të kaluarën e tij, nëse sekretet i ndjekin ëndrrat e tij.

Të mbijetuarit janë pa diskutim të përhumbur nga ajo ditë – dhe nga mungesa e drejtësisë për të vdekurit.

Kur u vendos në Bosnje, sipas burimeve të shumta, anëtarët e Tigrave të Arkanit e quajtën atë Max. Në festat e Beogradit, njerëzit e quanin “Kapiten Maks”. Në raves dhe koncerte, ai ishte DJ Max, emri me të cilin ai ende performon, megjithëse performancat e tij janë më të rralla këto ditë.

“Ai është i neveritshëm,” thotë Sasha, i cili kërkoi të identifikohej vetëm me emrin e tij. Rolling Stone ka shqyrtuar shumë fotografi nga Haviv, të realizuara në Bijeljina më 2 prill, pesë prej të cilave duket se tregojnë Golubovi?. Në njërën, ai është në një spital duke folur me dy gra, fytyrat e tyre të shtrembëruara nga frika ose pikëllimi. Në një tjetër, ai është fotografuar në patrullë me Tigrat e Arkanit.

Related posts

Monedhat e huaja pësojnë rënie/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 4 korrik 2024

Kjo është temperatura ideale për kondicionerin në këto ditë të nxehta

“5 milionë lekë, për ty 4! Emiljano: Shumë e ka!”/ Përgjimet në dosjen Onkologjikut! Ja pazari që bëhej për pacientët me kancer