“Nuk e mora vesh pse ishte karton i kuq”, Glen Daja tregon çfarë u tha lojtarëve në dhomën e zhveshjes:

by KLIKOJE.AL

Glen Daja mendon se Dinamo ka bërë një ndeshje thuajse perfekte ndaj Elbasanit, po të mos ishte ai gol i pësuar nga një rivënie anësore. Djali i trajnerit Ilir Daja, mori vendin e tij në pankinë sot, për shkak të pezullimit të teknikut të bluve.

“Unë do e ndaja ndeshjen në dy tablo, para të kuqes dhe pas saj. Deri në minutën e 30 ishim dominues dhe po e vinim kundërshtarin shpeshherë në vështirësi. Pas të kuqes, që nuk e mora vesh pse ishte, nuk dua të krijoj alibi që ishte faji i arbitrit apo jo, patëm vështirësi se ishim me 10 lojtarë në fushë. Tentuam të bënim gjithçka për gjithçka e shënonim golin e barazimit.

Edhe kur hyra në dhomat e zhveshjeve pas ndeshjes, u thashë çunave që nëse do shmangnim mënyrën se si pësuam gol, në një rivënie anësore e moment mos përqendrimi, ndeshja ishte perfekt. Kishim edhe rastet tona. Duhet të përshëndes lojën e Vilës se ka bërë shumë mirë fazën e sulmit dhe mbrojtëse. E dinim që kjo ndeshje do kishte agresivitet të lartë dhe tranzicione shumë të forta, ua kishim kërkuar lojtarëve.

Ia vlen të kujtohet që kishim mungesën e Gundo, Nani, Qefalija që nuk luante nga minuta e parë për shkak të gjendjes, mungesa e Alijit që doli me të kuq. Në pjesën e dytë luajtëm me 4-3-2, deri në minutën e 70 ekipi konsumohet, nuk kishim forcën e duhur të sulmonim. Duke bërë zëvendësimet, ekipi u rifreskua, ia arritëm atë që deshëm, por pa realizuar golin që kërkonim.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.