Gjysmëfinalet e Kupës të mërkurën, mes tyre zhvillohet edhe përballja e prapambetur e Kategorisë së Parë

Kategorisë së Parë

Të mërkurën 4 ekipet e Superiores do të zbresin në fushën e lojës për të bërë ems tyre llogaritë për 2 biletat e finales së “Air Albania”. Duele këto shumë të rëndësishme për objektivat e skuadrave në këtë sezon.

Por jo vetëm kaq, pasi në këtë ditë do të luhet një tjetër takim mjaft delikat, por këtë herë bëhet fjalë për Kategorinë e Parë. Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës ishte e pamundur që të zhvillohej ky takim në stadiumin e Korabit.

Në këto kushte sfida u shty nga FSHF-ja dhe në dakortësi me të dyja klubet është vendosur që të luhet ditën e mërkurë. Kështu dibranët dhe kavaajasit do të zbresin në fushë në orën 15:00 për të bërë mes tyre llogaritë e javë së 30-të, ku fitorja për të dyja ekipet është mëse e detyrueshme si për Korabin për një vend në “Play-Off” ashtu edhe për Luzin që kërkon të shmangë rënien në Kategorinë e Dytë.

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës