Gjyqi i radhës në familjen mbretërore/ Ja çfarë u vendos për Princ Lekën dhe Elia Zaharian

by KLIKOJE.AL

Është mbajtur ditën e sotme në Gjykatën Civile seanca e rradhës në lidhje me çështjen midis princ Lekës, Elia Zaharias dhe babait të saj Gjergji Zaharia.

Gjykata ka vendosur që Princ Leka të pajiset me urdhër-mbrojtje për 1 vit ndaj ish-vjehrrit të tij, Gjergj Zaharia, ndërsa për Princin dhe Elian seanca u shty për në 27 mars, për shkak se avokatja e aktores nuk kishte akt-ekspertizën për ushtrimin e dhunës.

Çifti, i cili është në proces divorci, nuk ishin asnjëri të pranishëm në sallën e gjyqit. Avokati i Princit u shpreh se nuk është problem të ketë media në sallë, por avokatja e Elia Zaharias u shpreh se klientja nuk do që procesi të ndiqet nga media.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.