Atalanta arriti një fitore të madhe në “Anfield” ndaj Liverpool me rezultatin 0-3, duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në gjysmëfinalen e Europa League. Titullar në këtë përballje ishte mbrojtësi i Komëbtares shqiptare, Berat Gjimshiti, që zhvilloi një paraqitje mbreslënëse. Sipas faqes së specializuar “Sofascore”.
Mbrojtësi fitoi 5 nga 7 duelet me kundërshtarët, bllokoi 1 gjuajte të rrezikshme, si dhe krijoi një rast shënimi, me 90 minuta në fushë. “Eurosport” e ka vlerësuar me notën 6.5 paraqitjen e kapitenit të Kombëtares dhe vlerësimi për të ishte.
VLERËSIMI PËR GJIMSHITIN
“Nga e majta në të djathtë, Gjimshiti nuk gabon në asnjë mbyllje të hapësirave ndaj kundërshtarit. Në shumë raste u tregua mjaft i zoti edhe me topin në këmbë duke dalë nga zona të ngushta pavarësisht presionit të kundërshtarëve. Ndoshta nuk merr të njëjtën vëmendje si shokët e skuadrës, por është në të njëjtën lartësi dhe shumë i vendosur.”
Me formën e treguar ndaj Liverpool-it, Berat Gjimshiti është vendosur në formacionin e javës, ndërsa në mesfushë shihet edhe Granit Xhaka.
LEXO MË SHUMË: Berat Gjimshiti fantastik, asist “alla-Modric” i mbrojtësit në barazimin ndaj Juventusit (video)
Gjimshti ishte pikërisht ai që asistoi në golin e dytë për të tijët. Kapiteni i Kombëtares shqiptare dha një top mjaft të bukur “alla Modriç”, për Koopmeiners, me këtë të fundit që e dërgoi atë në fundin e rrjetës… (LEXO MË SHUMË)