Gjendja atmosferike “mbyll” Skënderbeun në pallatin sportiv, lojtarët përgatiten për ndeshjen e Kupës

Kushtet e rënda të motit që kanë mbërthyer të gjithë qarkun e Korçës e kanë bërë të pamundur zhvillimin e sfidës Skënderbeu-Dinamo, e vlefshme për javën e 20-të, e planifikuar të luhej këtë të shtunën në orën 17:00.
Stadiumi “Skënderbeu” është mbuluar nga dëbora ku ishte e pamundur lirimi i fushës për të zhvilluar normalisht këtë takim, pasi reshjet vijojnë me ritëm të lartë. Federata Shqiptare e Futbollit, sektori i garave, bëri me dije se ky takim shtyhet për një datë të papërcaktuar.

Shtyrja e ndeshjes nuk i vënë në gjumë korçarët, pasi menjëherë kanë nisur nga puna për t’u përgatitur për ndeshjen e mesjavës që vjen, ku më 24 janar janë mysafir të Teutës për ndeshjen e turit 1-8 të Kupës së Shqipërisë. Nën drejtimin e stafit teknik, skuadra është zhvendosur në pallatin e sportit të qytetit, ku kanë kryer një seancë stërvitore, në pamundësi për t’u stërvitur në terren, pasi gjithë juglindja e vendit është mbuluar nga dëbora.

Related posts

Ndodh në Superiore/ Alarm përpara ndeshjes, përplasje fizike mes dy futbollistëve në stërvitje

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)