“Gjejeni se kush po vjen”/ Erzeni bën QUIZ me tifozët, zbulohet lojtari enigmatik që do të vi në Shijak (FOTO)

by S.M

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Erzeni bën të ditur se një futbollist i ri po bashkohet në skuadër. Klubi shijakas ka publikuar një foto nga aeroporti i Frankfurtit, aty ku edhe është futbollisti që do të mbërrijë në Tiranë pas pak orësh. Bëhet fjalë për një mesfushor brazilian. Andrei Alba do të jetë pjesë e Erzenit, pasi është arritur akordi mes palëve dhe pritet që mesfushori të nisë përgatitjet me skuadrën e tij të re.

28-vjeccari ka një karrierë të pasur në kampionatin brazilian, aty ku ka qenë pjesë e shumë skuadrave të ndryshme. Ccapokoense, Operaio, Konkordia, Sobradinjo e Gama janë disa nga skuadrat në të cilat ai ka luajtur në Brazil.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.