79
Pas fitores 3-2 në Bukuresht, FCSB do ta luajë ndeshjen e kthimit kundër Dritës në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës. Kampionët e Rumanisë nuk do të kenë mbështetjen e tifozëve, asht si Drita në Rumani për arsye sigurie, por disa tifozë e bënë udhëtimin me delegacionin kuqeblu.
Siç është paralajmëruar, Gigi Becali ka dërguar disa truproja me FCSB në Prishtinë për arsye sigurie.
“Nuk dua të nxis dhunë! E kuptova që isha në rrezik, kështu që duhet të shkojë me truproja, do të dërgojë rreth 20 truproja në Kosovë. Thonë se atje ka dhunë. Nuk dua të them asgjë më shumë sepse njerëzit atje janë shumë të ashpër”, tha Gigi Becali, rreth një javë më parë, për Fanatik.