Nga Olympiacos te Tirana, klubi bardheblu gjen zëvendësuesin e Përgjonit

Georgios Valerianos

Georgios Valerianos do të jetë futbollisti më i ri i ekipit të Tiranës. Pasi mbylli aventurën e tij me Kalamata, mbrojtësi 33-vjeçar ka arritur akordin me Tiranën dhe tashmë pritet zyrtarizimi.

Valerianos luan në krahun e majtë të mbrojtjes dhe tashme, klubi i Tiranës ka gjetur edhe pasuesin e ish-kapitenit, Florian Përgjoni i cili vendosi të transferohej te Teuta. Ndërkohë që futbollisti grek, ka një karrierë të pasur.

33-vjeçari ka luajtur për ekipe elitare në Greqi, si Olympiacos, OFI Kretë, Kavala, Aris, Ionikos. Ndërkohë që aventurë ka pasur edhe në Letoni, por edhe në futbollin qipriot.

LEXO ME SHUME:EKSKLUZIVE/ Etiene Tare zbarkon në Shqipëri, nesër firmos me klubin kryeqytetas

Related posts

Alarm te Besa! Mungesat tronditin favoritët para betejës me Lushnjën

“Problemi te Partizani janë njerëzit rreth presidentit”, Haxhia zbulon prapaskenat te demat: S’na lanë të ndërtonim ekipin’

Akuza për pështyrje dhe ofendim, Dinamo mbron Dejvi Bregun (POSTIMI)