99
Agjencia Shtetërore e Kadastrës do të ketë gati procedurat për lehtësimin e legalizimeve për disa kategori të popullsisë brenda katër muajve të parë të këtij viti, ose më saktësisht, rreth një muaj përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit.
Ndërkohë Lorenc Rabeta është shprehur se rreth 96 mijë objekte ndërtimi nuk mund të legalizohen dot.
Në një intervistë televizive, ai theksoi se këto objekte janë ndërtuat në zona që nuk duhet të ndërtoheshin.
“Mendohet se janë rreth 96 mijë objekte ndërtimi që nuk mund të legalizohen sepse janë ndërtuar në zona që nuk duhet të ndërtoheshin. Shohim se ka shumë ndërtime ku kalojnë lumenjtë dhe me të drejtë qeveria nuk i legalizon dot. Po të legalizohen janë kosto shtesë për shtetin”- tha ai.