Gazetari Taulant Koplikaj është tallur me të pretenduarën konservatore amerikane, Evi Kokalari, Evis Kokalari apo Evi Angelakis.
Koplikaj shprehet me tone ironike për Kokalarin duke thënë se është një nga ato persona që e çarmatos kundërshtarin.
Rolin dhe ardhjen e saj në politikë, gazetari e ironizon duke thënë se është një bekim për të gjithë ata që presin ndryshimin e madh dhe ky ndryshim do të vijë nga Kokalari e cila flet në linjë të sigurtë telefonike me Trump, Escobar, Yuri Kim dhe Grenell.
Gazetari nuk ndalet së talluri duke komentuar se Kokalari ka një stil mbërthyes dhe me argumente dhe një filozofi të pangatërrueshme.
“Nëse ka një person në fb që më relakson kur e lexoj, asht Evi Kokalari. Ka një filozofi të pangatërrueshme. Një stil mbërthyes me argumente, deri në çarmatosjen e kundërshtarit.
Ardhja e saj në politikën shqiptare, është një bekim për të gjithë ne që presim ndryshimin e madh, dhe këtë ndryshim mund ta sjellë vetëm dikush e cila flet në linjë të sigurtë telefonike me mr. Trump, me mr. Escobar, me miss Kim e me miss Grenell.
Faleminderit me zemër zonja Kokalari për gjithë çfarë po bën për ne.
Mejk Wllbenia Grejt Wgejn”, shkruan gazetari Taulant Koplikaj.