Gazetari i njohur plas deklaratën e bujshme dhe zbardh arsyen/ Olta Gixhari dhe e motra e saj nuk flasin me njëra-tjetrën, reagon e ëma e aktores (FOTO)

“Olta Gixhari dhe motra e saj Gerta, moderatore e njohur, nuk flasin me njëra-tjetrën”. Kështu ka deklaruar gazetari Andi Vrapi në “Fan Club” të dielën. Sipas gazetarit, motrat nuk ndiqen as në rrjetet sociale prej pak kohësh.

Ai tha se nga burimet shkak i sherrit mes tyre është bërë prania e Oltës në BBVIP.

Kujtojmë faktin që nga nisja e programit më 24 dhjetor, motra e Oltës, Gerta nuk ka bërë asnjë postim mbështetës për të në rrjetet sociale.

Ndërkohë, nëna e vajzave, është aktive në rrjetet sociale, duke mbështetur Oltën.

Pas deklaratës së gazetarit që bëri bujë në internet, mami i Olta Gixharit reagoi duke bërë thirrje në Instagram që të votohet për të mbështetur të bijën, pasi këtë javë ajo ndodhet në nominim.

Related posts

Nga marrëdhënia me Selin te letra e babait të saj: Ja çfarë thotë gruaja e Mirit

Oferta e FRIKSHME për Brooklyn dhe Nicola për të zbuluar sekretet e familjes Beckham

E TURPSHME! Ina-Stenaldos: Manjak, sheh çdo vajzë…