113
“Olta Gixhari dhe motra e saj Gerta, moderatore e njohur, nuk flasin me njëra-tjetrën”. Kështu ka deklaruar gazetari Andi Vrapi në “Fan Club” të dielën. Sipas gazetarit, motrat nuk ndiqen as në rrjetet sociale prej pak kohësh.
Ai tha se nga burimet shkak i sherrit mes tyre është bërë prania e Oltës në BBVIP.
Kujtojmë faktin që nga nisja e programit më 24 dhjetor, motra e Oltës, Gerta nuk ka bërë asnjë postim mbështetës për të në rrjetet sociale.
Ndërkohë, nëna e vajzave, është aktive në rrjetet sociale, duke mbështetur Oltën.
Pas deklaratës së gazetarit që bëri bujë në internet, mami i Olta Gixharit reagoi duke bërë thirrje në Instagram që të votohet për të mbështetur të bijën, pasi këtë javë ajo ndodhet në nominim.