Dionis Çikani largohet nga Partizani. Futbollisti ka ndërprerë bashkëpunimin me konsensus.Mesfushori nuk bindi gjatë këtyre 4 viteve, shkak për këtë u bënë dëmtimet e shumta, duke mos u aktivizuar asnjë minutë. 24-vjeçari ka qenë pjesë e Drenicës dhe Besës në Kategorinë e Parë në formën e huazimit, madje duke luajtur edhe me Partizanin B.

Karriera e Çikanit ka nisur nga Torre Levante në kategoritë inferiore në Spanjë. Madje, presidenti i klubit kryeqytetas, Gaz Demi pagoi 15 mijë euro për kartonin e tij, në atë kohë lojtari stërvitej me Tiranën, dhe ishte gati të firmoste me bardheblutë, por ndërhyrja e Demit dhe pagesa e shpejtë bëri që lojtari të transferohej te Partizani, një aventurë zhgënjyese për lojtarin, që tashmë si lojtar i lirë është në kërkim të ndonjë klubi tjetër.