Gabriel Silva është futbollisti më i ri i Vorës. Goditje e bujshme në merkato për klubin e Superiores, që transferon një fantazist i cili në tregun e “transfermarkt” vlerësohet 500 mijë euro. Gabriel Silva për herë të fundit ishte pjesë e Herkilio Luz si i huazuar nga Gremio. Për të do jetë eksperienca e parë jashtë Brazilit.
Njoftimi i Vorës:
“Kemi kënaqësinë të njoftojmë afrimin e mesfushorit , i cili i bashkohet ekipit tonë. Gabriel Silva vjen me eksperiencë të spikatur në futbollin brazilian, duke qenë më herët pjesë e Grêmio dhe Coritiba, ndërsa sezonin e fundit ka qenë pjesë e Hercílio Luz. Me aftësitë e tij teknike dhe përvojën, ai pritet të shtojë vlerë dhe cilësi në skuadrën tonë. Klubi ynë i uron mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën tonë”.