Futbollist hungarez për sulmin e Partizanit, klubi kryeqytetas ofertë zyrtare për talentin 21-vjeçar

by S.M

Partizani ka gjetur në Hungari sulmuesin për sezonin e ri. Sipas mediave hungareze bëhet me dije se drejtuesit kryeqytetas i kanë bërë ofertë zyrtare Jozsef Szalai.

Jozsef Szalai

Jozsef Szalai

21 – vjeçari aktualisht është pjesë e Mezokovesd, ku në 21 ndeshje ka mundur të shënojë 33 gola. Sipas “Nemzeti Sport” bëhet me dije se palët janë shumë afër marrëveshjes mes tyre dhe në ditët në vazhdim priten të mësohen më shumë detaje mbi këtë operacion.

Lojtari hungarez në fund të qershorit del futbollist i lirë dhe palët kanë vendosur për të mos rinovuar mes tyre. Në këto kushte lojtari do të ishte një transferim me o lekë për kryeqytetasit.

Kujtojmë se skuadra e Orges Shehit do të luajë ditën e nesërme një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit. Në “Air Albania” do të duelojë me Egnatian, ku do të bëjnë mes tyre llogaritë për titullin kampion, sfidë që do të startojë në orën 19:00.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.