Futbolli britanik hap dyert e stadiumeve, 8000 tifozë për finale e Kupës

by A.M

Pas më shumë se një viti bllokim për shkak të pandemisë, tashmë futbolli britanik hap dyert për tifozët.

Falë procesit të vaksinimit masiv dhe uljes së rasteve të reja dhe viktimave nga Covid, qeveria britanike vendosi të japë dritën jeshile për praninë e tifozëve në stadiume.

Dhe kjo do të ndodhë që më 25 prill, ku në Wembley do të luhet finalja e Kupës Carabao mes Tottenham dhe Manchester City.

Mësohet se pjesëmarrja do të jetë ende e kufizuar dhe vetëm 8000 persona mund të ndjekin live këtë ndeshje. Në mënyrë simbolike biletat do shpërndahen për tifozët e dy skuadrave dhe punonjësit e shërbimit shëndetësore.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.