FSHF bën lëmsh tifozët, nuk do të jetë “Arena e Demave”, zbulohet stadiumi i ndeshjes Erzeni-Tirana

Erzeni-Tirana

Erzeni-Tirana mund të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”. Dhe pse asgjë nuk është zyrtarizuar nga vetë klubet, kjo është çfarë pasqyron FSHF përmes aplikacionit të tij.

Kujtojmë se ky takim merr jetë të premten në orën 15:00. Kujtojmë se kishte gjasa që ky takim të luhej dhe te “Arena e Demave”. Në stadiumin e Partizanit, Erzeni priti ndeshjen e fundit me Egnatian. Ndoshta institucioni i futbollit në vendin tonë, mund të ketë frikë nga ndonjë incident që mund të ndodhë në impiantin e rivalit kryesor të bardhebluve.

Gjithsesi bardheblutë duket se do e provojnë në një moment tjetër, shijen e një prej stadiumeve të kryeqytetit. Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi nga ana e klubit të Erzenit.

SKEMA E FINAL-FOUR

Kanë mbetur edhe pesë javë nga përfundimi i sezonit të rregullt në kampionatin “Abissnet Superiore” ku të gjitha skuadrat po luftojnë për objektivat sezonal. Megjithatë spektakli i vërtetë i këtij edicioni do të nisë pas përfundimit të javës së 36-të. Ndryshe nga sezonet e kaluara, këtë edicion në kampionatin “Abissnet Superiore” do të aplikohet një formulë e re, “Final Four”. Pas përfundimit të 36-të javëve, katër skuadrat më të mira të sezonit do të përballen me njëra-tjetrën për të shpallur ekipin kampion të këtij sezoni.

Çdo gjë do të nisë me hedhjen e shortit që do të organizohet nga FSHF, menjëherë sapo të përfundojë java e 36-të e kampionatit. Skuadrat do të ndahen në dy vazo, ku në vazon 1 do të vendosen (vendi i parë dhe i dytë), ndërsa në vazon 2 (vendi i tretë dhe i katërt) dhe përmes shortit përcaktohen çiftet gjysmëfinaliste.

Related posts

E FUNDIT/ Klubi i Kategorisë së Parë bëhet me president të ri, Bashkia shet aksionet

U largua nga Vora, zbulohet klubi i ri i Jasmin Raboshtës

Ballkani bën “bingo”, transferon lojtarin i dalë nga akademia e Vllaznisë (POSTIMI)