FOTO/ Vuante dënimin e gjykatës belge, lirohet nga burgu Safet Bajri, personazhi i showbizit e shoqëron

Një nga emrat më të përfolur të botës së krimit, Safet Bajri, është liruar nga burgu. Bajri, i cili më herët pati kërkuar liri me kusht, duket se ka marrë edhe vendimin e gjykatës.

Fotot e Bajrit tashmë në liri, po qarkullojnë në rrjete sociale. Njëri nga personat e showbiz-it, Atdhe Xharravina, ka publikuar në rrjetin e tij social, foto me Bajrin nga Dobraçi i Shkodrës, ku i uron dhe mirëseardhjen në mesin e tyre. Bajri është akuzuar për trafik droge e prostitucion nga autoritetet belge.

Për këto akuza ka qenë dënuar nga Apeli në Bruksel me 9 vite burgim.Ndërkaq në Shqipëri Safet Bajri akuzohej për trafik droge, vrasje, gjobëvënie e shantazh.Kujtojmë se Bajrit i janë sekuestruar një sërë pronash në Shqipëri.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën