FOTO/ Franklin Ahanonu nis aventurën te Astana, pritja e veçantë që iu bë ish-sulmuesit të Skënderbeut

Franklin Ahanonu

Franklin Ahanonu, i dha lamtumirën pak javë më parë Skënderbeut, duke u transferuar në kampionatin kazak të futbollit, te skuadra e njohur e Astanas. Futbollisti 22-vjeçar ishte pjesë e Turbinës së Cërrikut në edicionin e kaluar, ndërsa në verë iu bashkua korçarëve, për t’u larguar më pas drejt një destinacioni që mund ta ndihmojë më shumë në karrierën e tij, falë edhe promovimit që i bëri vetes me 9 gola të shënuar në 18 ndeshje në këtë edicion në Superiore.

Që nga dita e sotme, Franklin Ahanonu ka nisur aventura në Kazakistan dhe ka qenë vetë Franklin ai i cili ka postuar fotot nga dita e parë e stërvitjeve. Ashtu siç është bërë traditë, lojtari i ri është pritur me tunelin e famshëm të shpullave nga shokët e skuadrës, të cilët padyshim tani presin si përgjigje golat nga ai.

LEXO MË SHUMË: E FUNDIT/ Skënderbeu shet sulmuesin në kulmin e kampionatit, zbulohet shifra që përfiton klubi korçar (FOTO)

Skënderbeu ka shitur nigerianin te klubi nga Kazakistani, Astana.22-vjeçari nigerian do të udhëtojë që sot drejt skuadrës së re, duke u larguar nga Skënderbeu në kulmin e sezonit.

Nga ky transferim skuadra korçare pritet të përfitojë shumën e 600 mijë eurove, bashkë me bonuset.

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës