SPAK ka zbuluar fotografi të papublikuara më parë të Nuredin Dumanit, teksa është duke përdorur armatim modern (si: kallashnikov, pistoletë izraelite “BUL M-5”, “Glock” austriake dhe deri tek “TT”).
Më poshtë gjeni FOTO-n ku po përdor kallashnikov:
Fotografitë janë zbuluar nga SPAK, teksa oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe prokurorët, kanë urdhëruar kryerjen e ekspertimit kompjuterik të aparatit telefonik që ju sekuestrua Dumanit në datën 29 mars 2022 në Fier.
Në fund të ekspertimit, hetuesit kanë zbuluar edhe disa video ku Nuredin Dumani shfaqet në një kanal, duke gjuajtur me një super-kallash të pajisur me silenciator, dylbi optike dhe qytë të shkurtër.
Në këto pamje të papublikuara ndonjëherë, Dumani kryen manovra, duke improvizuar një sulm me armë, dhe kryen qitje boshe. Në foto dallohen dhe tre karikatore.