Formacioni ndaj Vllaznisë, Ahmataj duhet të bëjë pa Hasanin, zbulohen 11 titullarët

Tirana vazhdon përgatitjet për klasiken shqiptare. Julian Ahmataj do të ketë disa mungesa të vogla. Albi Doka është bashkuar dje me skuadrën. Mbrojtësi do të bashkohet sot me skuadrën. Lojtari u ça në buzë gjatë sfidës me Laçin dhe nuk ka qenë në stërvitje e ndoshta nuk do të luajë në sfidën e radhës. Në vendin e tij do të luajë Haxhiu.

Abazaj do të jetë i gatshëm për sfidën me Vllazninë, ashtu si pjesa tjetër e skuadrës. Me skuadrën do të jetë i pranishëm këtë herë edhe Florjan Përgjoni që shleu katër kartonët, ndërsa për këtë sfidë nuk ka asnjë të dënuar. Me grupin e plotë, Ahmataj pritet të luajë me Abdullahun, Haxhiun, Najdovskin, Hoxhallarin, Përgjonin, Metën, Deliun dhe një nga dyshja Lushkja-Jonuzi. Duke përjashtuar ndonjë surprizë treshja LatifiKaina e Abazaj nisin ndeshjen nga minuta e parë.

Tirana do të luajë në dy sfidat e mbetura pa sulmuesin kryesor të saj, Florent Hasanin. Futbollisti ka shënuar në dy sfidat e fundit, i ka dhënë skuadrës 14 pikë me golat e tij, por nuk do të rrezikojë për të qenë në fushë, pasi ka disa fije të ligamentit të këputura dhe stafi mjekësor nuk do të rrezikojë për ta futur në fushë. Gjithsesi, sulmuesi konsiderohet i larguar tashmë pasi pritet të shitet në një klub jashtë Shqipërisë gjatë muajit janar.

Related posts

E FUNDIT/ Klubi i Kategorisë së Parë bëhet me president të ri, Bashkia shet aksionet

U largua nga Vora, zbulohet klubi i ri i Jasmin Raboshtës

Ballkani bën “bingo”, transferon lojtarin i dalë nga akademia e Vllaznisë (POSTIMI)