Forma e dobët e skuadrës, tifo-grupi “Armata e Veriut” reagon ashpër: Askush nuk tallet me Kukësin, ta harroni se na hidhni nga kategoria

Kukësi po kalon një sezon të vështirë me skuadrën verilindore që mban aktualisht vendin e fundit në Kategorinë Superiore. Skuadra nuk fiton nga 27 tetori i vitit të kaluar dhe në këtë formë, rrezikon seriozisht rënien një kategori më poshtë. Në lidhje me këtë situatë ka reaguar tifo-grupi “Armata e Veriut”.

Këta të fundit theksojnë në rrjetet sociale se nuk do të lejojnë askënd që të tallet me skuadrën e tyre, e aq më pak ta hedhin nga Kategoria në mënyrë të padrejtë.

POSTIMI I PLOTË

Kukësi po kalon momentin më të vështirë në histori që nga ngjitja në Superligë dhe ne jemi të vetëdijshëm për gjendjen e skuadrës dhe rrethanat ku ndodhemi. Megjithatë, kurrësesi nuk mund ta pranojmë atë çka po na bëhet nga arbitrat. Ndeshje pas ndeshje kemi parë mungesë të profesionalizmit, gabime nga më të ndryshmet e si për çudi gjithnjë kanë qenë kundër ekipit tonë. Nuk shpjegohet në asnjë formë kjo masakër që po i bëhet Kukësit, ku çdo ndeshje shohim arbitra që vetëm u mungon fanella e ekipit që kemi përballë.

Kjo është sa qesharake aq dhe e patolerueshme. Ne, Tifozët e Kukësit, paralajmërojmë se nëse do të ketë të tilla episode, ku gjyqtarët vijnë e tallen me djersën e çunave tanë, do jemi ne që do ndikojmë tek skuadra të bojkotohet vijimi i kampionatit. Askush nuk mund të tallet me skuadrën tonë!

Nëse mendoni se në këtë mënyrë do na zbrisni nga Kategoria, TA HARRONI. Kukësi është i yni dhe nuk do lejojmë askënd të tallet me fanellën e qyteti tonë. U bëjmë thirje arbitrave, mos të sillen më si palaço, por të bëjnë punën siç duhet, nuk po u kërkojmë më tepër.

Forca Kukësi!

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)