“Fluturon me presh në…”/ Për kë banore po flasin Roza dhe Rike?!

by KLIKOJE.AL

Gjatë një bisede me njëra-tjetrën, Rike Roçi dhe Roza Lati kanë komentuar lojën e Françeska Muratit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP3”.

Sipas tyre, janë banorët ata që po e frymëzojnë atë duke e përdorur sipas interesave të tyre. Madje Roza e krahasoi Françeskën me “balonë” që komandohet lehtë.

“Unë nuk kam gjë kundër, thjeshtë që futet kot”– tha Rike e shqetësuar, megjithëse Roza vazhdoi duke treguar se këtë gjë Murati e ka bërë që nga dita e parë që ka hyrë në shtëpi.

“Ajo po fluturon me presh në…”- u shpreh moderatorja, duke treguar se Françeska ka krijuar pak vetëbesim sepse ka kaluar disa nominime.

Pjesë nga biseda:

Roza: Janë duke i lëshuar pe balonën. Balona është bosh, thjeshtë ka ajër brenda. Thjeshtë fluturon në ajër dhe këta e mbajnë nën kontroll (për Françeskën)

Rike: Unë nuk kam gjë kundër, thjeshtë që futet kot

Roza: Atë e ka bërë që nga dita e parë, është mënyra e saj. Thjeshtë iu ka krijuar pak vetëbesim, i ka kaluar disa nominime të ndryshme kjo goca, dhe tani ajo po fluturon me presh në…

Rike: S’ka mundësi!

Roza: Këta çfarë nuk po i thonin moj, çampionsila, çampionsleshi

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.