EKSKLUZIVE/ U largua nga Tirana për të firmosur jashtë, Përgjoni arrin akordin me skuadrën tjetër të Superiores

Florian Përgjoni

Klikoje Sport ka mësuar ekskluzivisht të ardhmen e ish-kapitenit të Tiranës Florian Përgjoni. Mbrojtësi ka firmosur me Teutën, dhe zyrtarizimi për momentin është çështje orësh. Për 28-vjeçarin nuk kishin munguar interesimet dhe nga Superioja. Përkatësisht Elbasani  dhe Egnatia.

Pas Florian Përgjoni-t, Teuta është drejt firmës edhe me një tjetër ish-lojtar të Tiranës, pikërisht me Gentian Selmanin. Portieri 27-vjeçar ka refuzuar të rinovojë me bardheblutë, teksa së fundmi ka arritur akordin me skuadrën e Teutës. Selmani iu bashkua bardhebluve në vitin 2023, ndërkohë që tashmë do të nisë një aventurë të re te “Djemtë e Detit”.

Në të kaluarën veç, Tiranës dhe Laçit, portieri është aktivizuar edhe me Kastriotin dhe moshat e Partizanit. Gjithashtu ai numëron edhe 4 ndeshje me Kombëtaren e Shqipërisë, teksa pritet të jetë një garanci për portën e durrsakëve. Në ditët e ardhme pritet të vijë edhe zyrtarizimi i Selmanit te Teuta.

PËRGATITJET

Përgatitjet pritet të nisin më 1 korrik. Te Tirana në qetësi janë larguar disa lojtarë gjatë kësaj vere. Bëhet fjalë për futbollistë titullarë dhe jo vetëm. Ka edhe nga ata që janë në fund kontrate.

Tashmë është e ditur që Fatmir Prengaj, Romeo Harizaj dhe Admir Bajroviç e kanë mbyllur me Tiranën. Edhe Edison Ndreca kaloi te Prishtina. Po kështu, lojtarë si Mici dhe Selmani, e kanë mbyllur kontratën

LEXO ME SHUME:Partizani nuk u bind në cilësitë e tij, Elbasani akord me lojtarin e Shpresave të…

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës